Zyrtarizohet partia shqiptare “Uniteti” në Maqedoni

Partia e posa themeluar shqiptare Uniteti, sot ka marr vendimin në bazë të së cilës ajo regjistrohet në regjistrin qendror të partive politike në Gjykatën themelore Shkupi 2.

Lajme

16/10/2015 16:17

“Partia më e re në Maqedoni “Uniteti” sot, 16.10.2015, ka marrë Vendimin në bazë të të cilit Partia politike “Uniteti”, regjistrohet në Regjistrin qendror të partive politike në Gjykatën themelore Shkup II – Shkup.

Uniteti do të jetë e hapur për të gjithë që kanë vlera dhe kapacitete për të kontribuar për një të ardhme më të mirë, ndërsa nuk kanë “njolla” në të kaluarën e tyre.”, thuhet në njoftimin e partisë Uniteti, transmeton zhurnal.mk.

Kjo parti do të udhëhiqet nga ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Gëzim Ostreni.