Zyrtarizohet miqësorja e radhës e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbollit e ka zyrtarizuar kundërshtarin e radhës të 'shqiponjave'.

Sport

05/04/2016 22:50

Shqipëria do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore para fillimit të Kampionatit Evropian.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës më 3 qershor, përcjell Lajmi.net.

Takimi Shqipëri-Ukrainë do të luhet në stadiumin e Bergamos “Atleti Azzurri d’Italia” dhe do të nisë në ora 20:30.