Zyrtarizohet Ministri Milan Zdravkovic

Ministri pa Portofol, Milan Zdravkovic, do të jetë anëtar i Kabinetit Qeveritar, do të veprojë nën autoritetin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit dhe do të jetë përgjegjës për rini, inovacion dhe mundësi të barabarta.

Lajme

09/10/2013 13:45

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar sot Milan Zdravkovic’in në postin e Ministrit pa Portofol në Qeverinë e Kosovës.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, vendimi është marrë bazuar në kompetencat e tij që dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive dhe në Rregulloren për Strukturën Organizative të Zyrës së Kryeministrit, ka marrë vendim të emërojë Milan Zdravkovic, Ministër pa portofol.

“Ministri pa portofol do të jetë anëtar i Kabinetit qeveritar, do të veprojë nën autoritetin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit dhe do të jetë përgjegjës për rini, inovacion dhe mundësi të barabarta”, thuhet në komunikatën Zyrës së Kryeministrit.

Zdravkovic, 33 vjeçar nga Ranillugu, është magjistër i elektroteknikës, i diplomuar në Beograd në vitin 2007.