Zyrtarizohet marrëveshja: Kosova përfiton afro 50 milionë dollarë nga SHBA-ja – Lajmi.net
Zyrtarizohet marrëveshja: Kosova përfiton afro 50 milionë dollarë nga SHBA-ja
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmePolitikë 23:47, 20 July 2017
Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë sonte se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve për grantin në vlerë afro 50 milionë dollarësh është gati.

“E përfunduar! Marrëveshja është gati ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve, përmes Millennium Challenge Corporation. Kosova fiton grant në vlerë afër 50 milionë dollarë”, ka thënë Havolli, shkruan lajmi.net.

Udhëheqës i Kosovës në MCC është Petri Selimi.

Partneriteti i Kosovës me agjencinë qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit është themeluar në dhjetor 2015. Në takimin vjetor të kësaj agjencie, Bordi i MCC-së i udhëhequr atëherë nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, kishte përzgjedhur Kosovën për të zhvilluar programin ‘kompakt’ të ndihmës, program i gjerë investimi mbi 200 milionë dollarë.

Procesi i kualifikimit të Kosovës për fondet e MCC-së ishte udhëhequr nga ish presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Pas përfundimit të mandatit të Presidentes Jahjaga, zhvillimi i programit të MCC-së i është bartur Qeverisë së Kosovës. Bartja e procesit në Qeveri ka treguar sfidat për aftësinë e qeverisë të përballet me një proces të rëndësishëm duke ndikuar në vonesat në formimin e ekipit nacional të Kosovës dhe akuzave për politizim të procesit.

Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation – MCC) është agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e krijuar në vitin 2004 nga Kongresi amerikan.

E konsideruar shpesh si organizata më transparente në botë, ajo vepron ndaras nga Departamenti i Shtetit dhe USAID-i, dhe bazohet në iniciativa për shtetet në zhvillim, ku vetëm ato shtete që plotësojnë kriteret kanë të drejtë për ndihmë.

Kjo agjenci çdo vit ndan grante për shtete me të ardhura të ulëta dhe mesatare për kokë banori, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe zhdukjen e varfërisë. /Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master
  • Play Berry Rush
  • Play Bike Rivals