Zyrtari i partisë së Daçiqit takon Vokrrin: Dashuria për Partizanin nuk ka kufij

Një zyrtarë i Partisë Socialiste të Serbisë, e cila drejtohet nga ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ka takuar në Beograd, Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri. Zyrtari serb tifoz dhe ish drejtues i Partizanit, ka thënë se, “Dashuria për klubin nuk ka kufij”. Por këtij veprimi mediat serbe i kanë ngritur pikëpyetje, duke thënë se, ndoshta nuk do të ishte mirë që një zyrtarë i lartë politik të takonte dhe promovonte kryetarin e një federate të futbollit, të cilën Serbia nuk e njeh. 

Lajme

26/07/2014 18:33

Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe ish zyrtari i klubit futbollistik Partiziani nga Beogradi, Branko Ruziq, ka takuar Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokri, i cili ndodhej në Beograd. 

Të dy të shtunën pasdite u takua në Beograd, dhe foto e takimit u publikua në Facebook nga zyrtari socialist i cili shprehej i impresionuar me ish futbollistin e Partizanit.

Ai fotografisë së postuar i bashkëngjiti edhe komentin: “Dashuria për klubin nuk ka kufij”. 

Vokrri në karrierën e tij prej futbollisti kishte qenë lojtar edhe i Partizanit të Beogradit, ku la gjurmë të mëdha, dhe u bë një ikonë e klubit të famshëm serb. 

Por pavarësisht se bëhej fjalë për një takim, mes një tifozi dhe një ish futbollisti, mediat serbe, ngritën dilema, nëse zyrtari i lartë politik serb, duhej të takohej me një kryetar të një federate, të cilën Serbia po bënë të pamundurën për ta penguar që të anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). (lajmi.net)