Zyrtari i lartë amerikan “detyrohet” të dëshmojë për kontaktet me Rusinë

Komiteti i Inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA do të urdhërojë zyrtarisht ish-këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Michael Flynn, të dëshmojë për kontaktet e tij me Rusinë.

Bota

25/05/2017 10:54

Rusia dyshohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, ndërsa Flynn, i cili është detyruar të japë dorëheqje pasi ka fshehur kontaktet me zyrtarët rusë, ka refuzuar të bashkëpunojë me panelin hetues.

“Do të bëjmë thirrje zyrtare për të rritur mundësinë tonë që t’i marrim informacionet që na duhen”, tha përfaqësuesi demokrat i Komitetit, Adam Schiff.

Flynn, gjeneral në pension, është dëshmitar kyç në hetimin e çështjes ruse.

Gazeta New York Times ka raportuar më 24 maj se zyrtarët rusë kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre me Flynnin, në përpjekje për të ndikuar pikëmpamjet e presidentit amerikan, Donald Trump, mbi çëhstjet ruse.