Zyrtari i Kosovës këshillon Pacollin: Jepja dorën, jepja dorën Trump-it!

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një video në llogarinë e tij në Facebook,  njoftoi se është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpin.

Lajme

25/09/2018 20:33

Në videon që është publikuar ata shihet vetëm duke shtrënguar duart kalimthi me presidentin amerikan, e këtë gjë dëgjohet t’ia ketë thënë një zyrtar i Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Jepja dorën Trumpit, jepja dorën Trumpit”, dëgjohet ai duke i thënë Pacollit.

Më pas Pacolli përshëndet presidentin amerikan në gjuhën angleze duke i shtrënguar dorën. /Lajmi.net/