ZYRTARE: Më në fund, Federata e shkarkon selektorin (FOTO)

Fatih Terim nuk është më selektor i Turqisë.

Sport

27/07/2017 11:47

Federata e Futbollit të Turqisë e ka shkarkuar Fatih Terimin nga posti i trajnerit të Turqisë.

Terim do të largohet nga posti i selektorit për shkak të problemeve të ndryshme përfshirë ato jashtë skuadrës, përcjell “lajmi.net”.

Në komunikatën e publikuar, Federata ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Terimin për largimin e tij duke i uruar sukses në të ardhmen. /Lajmi.net/