Zyrtarët e BIK-ut në mbledhjen e asamblesë ku do të diskutohet për Xhaminë Qendrore

Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen që është duke u mbajtur sot në rend dite ka edhe çështjen e ndërtimin të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Lajme

25/07/2017 12:21

Kjo ka bërë që në këtë mbledhje të jenë prezentë edhe përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Aty janë kryeimami i BIK-ut, Sabri Bajgora, sekretari Resul Rexhepi, zëdhënësi Ahmet Sadriu dhe anëtarë tjerë të kryesisë së BIK-ut./ Lajmi.net/