ZYRTARE: Zvicra publikon listën përfundimtare, ja sa shqiptarë do të luajnë (FOTO)

Gjashtë shqiptarë do të jenë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës në Kampionat Evropian "Franca 2016".

Sport

30/05/2016 18:28

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, e ka publikuar listën përfundimtare prej 23 lojtarësh për “EURO 2016”.

Përveç Shaqirit, Xhakës, Behramit, Xhemajlit e Mehmedit, ai e ka marrë me vete edhe sulmuesin tjetër shqiptar, Shani Tarashaj, përcjell Lajmi.net.

Nga lista paraprake përzgjedhësi Petkovic ka lënë jashtë Philippe Senderos, Silvan Widmer dhe Luca Zuffi.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.