ZYRTARE: Zvicra publikon listën, mungon një kosovar (FOTO)

Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkoviq, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Portugalinë.

Sport

26/08/2016 17:01

Në listën e Zvicrës janë edhe tre kosovarët, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Shani Tarashaj.

Në këtë listë mungon Xherdan Shaqiri, dhe mungesa e tij arsyetohet me lëndimi që ka pësuar te skuadra e tij, Stoke City, përcjell Lajmi.net.

Dalja e kësaj liste, ulë shpresën për të mos thënë e shuan se ndonjëri nga këta futbollistë do t’i bashkohet Kosovës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.