ZYRTARE: Z Mobile Prishtina tërhiqet nga garat në Ligën Ballkanike

Z Mobile Prishtina ka vendosur të tërhiqet nga garat në Ligën e Ballkanike.

Sport

03/01/2019 16:56

Skuadra nga kryeqyteti, nuk do të jetë më pjesë e Ligës Ballkanike, edhe pse kishte konfirmuar pjesëmarrjen për sezonin 2018/2019,

Faqja zyrtare e Ligës Ballkanike, ka njoftuar se Z Mobile Prishtina ka vendosur të tërhiqet nga garat

“Më 1 janar KB Z Mobile Prishtina e ka dërguar një e-mail në drejtim të menaxhmentit të BIBL-së duke njoftuar se menaxhmenti i klubit nuk mund të arrijë marrëveshje me Federatën e Basketbollit të Kosovës rreth programit dhe orarit të ndeshjeve në ligën lokale, por edhe në FIBA Europe Cup e BIBL, prandaj detyrohen të tërhiqen nga BIBL”, njofton Liga Ballkanike, përcjell ‘lajmi.net’.

Angazhimet në FIBA Europe Cup, ku skuadra e Prishtinës ka shkruar historinë, kanë shtyrë kryeqytetasit që të tërhiqen nga Liga Ballkanike, garë të cilën e kanë fituar në të kaluarën./Lajmi.net/