ZYRTARE: Ylli i Shqipërisë tregon nëse do të luajë për Kosovën (VIDEO)

Amir Abrashi duket se nuk e ka ndërmend të luajë për Kosovën. Madje, ai ka dhënë një përgjigje bindëse, duke lënë pa shpresë Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

25/07/2016 16:28

Ai të dielën ishte në komunikim të drejtpërdrejtë me tifozët e skuadrës së tij, SC Freiburg, të cilëve iu përgjigje në pyetjet e dërguara në faqen e Freiburgut në Facebook.

Një tifoz nga Kosova, që jeton në Freiburg, Ernor Dermaku, e ka pyetur nëse e ka ndërmend të luajë për Kosovën.

“Unë jam i lumtur tek Kombëtarja shqiptare dhe deri më tash nuk ka pasur asnjë mendim për të ndërruar Kombëtare”, tha Abrashi, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Përgjigjen e Abrashit mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme, nga minuta 3:00.