Zyrtare: Ylli i Tottenham kalon tek Monaco

Skuadra e Monacos ka kryer edhe një transferim të madh, duke transferuar tjetër mesfushor nga Premierliga.

Sport

31/01/2019 16:45

Pasi siguruan shërbimet e Cesc Fabregas nga Chelsea, skuadra nga principata vazhdoi fushatën edhe në skuadrat tjera nga Premierliga.

Georges – Kevin N’Koudou i wshtw bashkuar Monacos për pjesën e mbetur të sezonit, në formë huazimi nga Tottenham, transmeton lajmi.net.

Monaco ka bërë “revolucion” këtë afat kalimtar duke afruar lojtar të rinj, madje duke ndërruar edhe trajnerin.

Kujtojmë se Thierry Henry u shkarkua nga pozita e trajnerit, për tu rikthyer Leonard Jardim. Mbetet të shihet nëse ata do të largohen nga kriza, dhe të dalin nga zona që dërgon në ligën e dytë. /Lajmi.net/