ZYRTARE: Ylber Ramadani bëhet me skuadër të re

Ylber Ramadani më në fund e ka të qartë të ardhmen e tij.

Sport

13/07/2017 23:47

Është Partizani i Tiranës, ish klubi i deritanishëm që ka konfirmuar përfundimin e marrëveshjes me danezët e BK Velje.

“lber Ramadani, tashmë është zyrtarisht pjesë e danezëve të Velje BK, klub me të cilin ka nënshkruar edhe një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Mesfushori i cili sezonin e fundit dhuroj një paraqitje shumë pozitive me të kuqtë, falë marrëveshjes së arritur dhe firmosur mes dy klubeve do të vijojë aventurën e tij në kampionatin nordik. Gjithçka është mbyllur pozitivisht sipas të gjitha kushteve të firmosura në kontratë mes 2 klubeve”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

“Klubi falenderon Ylber Ramadanin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierë”, vazhdon urimi i Partizanit.