ZYRTARE: Wilshere lojtar i West Hamit

Jack Wilshere karrierën do ta vazhdojë te West Ham United.

Sport

09/07/2018 16:00

Mesfushori anglez i Arsenalit, është zyrtarizuar te skuadra tjetër nga Londra, West Ham United.

West Ham United në faqen zyrtare të klubit kanë njoftuar se kanë afruar mesfushorin 26 vjeçar.

Wilshere me West Hamin ka nënshkruar kontratë tri vjeçare.

Lojtari që ka zhvilluar 34 ndeshje me Kombëtaren e Anglisë, është larguar nga Arsenali pas qëndrimit prej 17 viteve./Lajmi.net/