ZYRTARE: Werder Bremen zyrtarizon Rashicën

Faqja zyrtare e ekipit në fjalë ka bërë të ditur se Rashica 21 vjeç nesër do të ketë takimin e parë me bashkëlojtarët e ri të skuadrës.

Sport

31/01/2018 13:06

Milot Rashica, posa u zyrtarizua nga ekipi i tij i ri, Werder Bremen.

Ish futbollisti i Vushtrrisë, Rashica, që dy vitet e kaluara i kaloi te Vitesse e Eredivisies, tashmë ka kaluar testet mjekësore te skuadra gjermane dhe pritet të debutojë shpejt.

Faqja zyrtare e ekipit në fjalë ka bërë të ditur se Rashica 21 vjeç nesër do të ketë takimin e parë me bashkëlojtarët e ri të skuadrës.

“Jam me të vërtetë i lumtur që jam pjesë e një ekipitë madh nga Bundesliga dhe një ekipi me traditë,” ka thënë ndër të tjera Rashica për faqen zyrtare të Werderit.