Zyrtare: Vucinic në Al Jazeera

Mirko Vucinic është futbollist i ri i Al Jazeeras. Sulmuesi malazez është larguar nga Juventus duke iu bashkuar klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe në transferim me vlerë prej 6 milionë euro.

Sport

04/07/2014 00:50

“Sapo kam nënshkruar”, ka shkruar Mirko Vucinic nga Abu Dhabi, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Sulmuesi malazez ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Al Jazeeran. Nga shitja e tij, Juventus do të përfitojë 6 milionë euro.

Mbyllet kështu aventura e Vucinicit me Bianconerët të cillin Antonio Conte e kërkoi fuqishëm që ta ketë në dispozicion, tre vjet më parë. Në këto tri edicione, ai ndihmoi ekipin që të fitojë tre tituj të njëpasnjëshëm në Serie A.

Dy edicione si protagonist absolut, ky i fundit me më pak rëndësi për shkak të përforcimeve të ardhura në sulm, Carlos Tevez dhe Fernando Llorente, por edhe problemeve me lëndime.

Në total, Vucinic realizoi 26 gola në 96 paraqitje.