ZYRTARE: Vjen “bomba” e Barcelonës, e konfirmon transferimin e këtij futbollisti (FOTO)

Barcelona e ka zgjidhur problemin e mbrojtjes në krahun e djathtë.

Sport

13/07/2017 21:16

Katalanët kanë arritur marrëveshje me Benfican, për transferimin e Nelson Semedo në ‘Camo Nou’.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Barcelonës.

23 vjeçari të premten do të vijë në Barcelonë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, para se të nënshkruaj me Barcelonën.

Semedo është pjesë edhe e ekipit kombëtar të Portugalisë, me të cilët ka zhvilluar gjashtë ndeshje./Lajmi.net/