Zyrtare: Vitoria, trajner i ri i Benficas

Rui Vitoria është trajner i ri i Benficas. Gjiganti portugez e ka emëruar atë në detyrë pas largimit të Jorge Jesus.

Sport

11/06/2015 17:32

Benfica ka emëruar Rui Vitorian në postin e trajnerit në vend të Jorge Jesus.

Ky i fundit e udhëhoqi ekipin drejt dy titujve të njëpasnjëshëm në Portugali, por nuk arriti marrëveshje për vazhdimin e kontratës, duke bërë që të largohet dhe kalojë tek rivali, Sporting Lisbon.

Ndërsa, Benfica e ka zëvendësuar me Vitorian, i cili kaloi dy vite në drejtimin e ekipit të juniorëve mes 2004-2006.

Vitoria në katër sezonet e fundit ishte trajner i Vitoria Guimaraes, duke udhëhequr ekipin drejt pozitës së pestë në edicionin e shkuar.