Zyrtare: Vidic në Inter

Inter ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e qendërmbrojtësit të Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, pas përfundimit të këtij sezoni. Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit italian, është bërë e ditur se ylli serb do të jetë anëtar i ri i Nerazzurrëve, nga fillimi i edicionit të ri, kur do të jetë futbollist…

Sport

05/03/2014 11:12

Inter ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e qendërmbrojtësit të Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, pas përfundimit të këtij sezoni.

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit italian, është bërë e ditur se ylli serb do të jetë anëtar i ri i Nerazzurrëve, nga fillimi i edicionit të ri, kur do të jetë futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me kampionin e Premierligës.

“Jam shumë i lumtur që kemi finalizuar marrëveshjen për transferimin e Nemanjas në Milano. Ai është një prej mbrojtësve më të fortë në botë, ka përvojë ndërkombëtare, aftësi të liderit që do të jenë të dobishme për ekipin tonë dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj”, deklaroi presidenti i Interit, Erick Thohir.