Zyrtare: Vettel në Ferrari, largohet Alonso

Ferrari ka konfirmuar angazhimin e Sebastian Vettelit nga Red Bull në kontratë trevjeçare, si dhe largimin e Fernando Alonsos.

Sport

20/11/2014 13:02

Katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Ferrarin, pas largimit të Fernando Alonsos nga skuadra italiane.

Angazhimi i gjermanit nga Red Bull për sezonin e ardhshëm, u konfirmua menjëherë pas publikimit të lajmit për largimin e Alonsos.

“Si fëmijë, Michael Schumacher në bolidin e kuq ishte idhulli im më i madh. Është një nder i madh për mua që do të kem rastin të ngas një Ferrari”, deklaroi Vettel.

Kurse, dy herë kampioni i botës, Alonso, pritet t’i bashkohet McLarenit.

Spanjolli kishte edhe dy vjet kontratë me Ferrarin por vendosi ta shkëpus marrëveshjen me ekipin italian.