ZYRTARE: Veseli largohet nga Lugano

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veselit i jep fund aventurës njëvjeçare me skuadrën zvicerane të Luganos.

Sport

25/07/2016 14:46

Veseli është një lojtar i lirë në tregun e shitblerjes së futbollistëve dhe mund të firmosë me atë skuadër që dëshiron.

Pas eksperiencave te Manchester City, Manchester United, Ipswich Town, Bury, Port Vale dhe Lugano, 23-vjeçari duhet të gjejë një skuadër të re.

Sezonin e kaluar ishte një titullar i pazëvendësueshëm te Lugano duke zhvilluar 33 ndeshje në kampionat.