ZYRTARE: Vendim i papritur nga FFK pas video-skandalit

Koomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje: Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala, morën disa vendime sidomos për akterët që dyshohej në kurdisje të ndeshjeve.

Sport

26/04/2017 18:45

Futbollistët e Besës lirohen në mungesë të fakteve. Arben  Beqiri, Fatmir  Rexha e Vildan  Gutiq, ishin te dyshuar që nuk u angazhuan kundër Trepçës, të cilën sfidë e humbën me rezultat 3:1.

KF Llapi për organizim jo të mirë në takim me Drenicën, dënohet me një ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e spektatorëve.

Ndërkaq, rasti i ndeshjes ndërmjet Ramiz Sadikut të Prishtinës dhe Ballkanit nga Theranda, ku kryetari i therandasve sipas trajnerit Gëzim Hasi, u ka kërkuar me ia lëshuar lojën prishtinasve, kjo nuk u pranua nga futbollistët.

Gëzim Hasi është dënuar me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në kohëzgjatje për katër muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Florim Kryeziu, kryetar i KF Ballkanit nga Theranda, lirohet në mungesë faktesh dhe i njëjti mund të vazhdojë aktivitetin e tij në klub.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy