Zyrtare: Vendim i papritur nga FFK për futbollistin e arrestuar të Prishtinës

Liiridon Leci është pezulluar nga FFK pa të drejtë lojë deri në kompletimin e lëndës.

Sport

03/05/2017 19:35

Mbrojtësi ishte arrestuar nga policia dhe ishte mbajtur në mbajtje për 48 orë.

“Lojtari i klubit të futbollit FC Prishtina nga Prishtina me numër të librezës sportive  3984 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  13, në procedure të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (për manifestim të sjelljeve josportive)  dhe reagime të pamatura dhe të palejuara, pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – provave për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy