Zyrtare: Varela në Realin e Zidanes

Real Madrid ka transferuar një tjetër futbollist nga Manchester United. Mbrojtësi Guillermo Varela është huazuar për një stinor tek skuadra e dytë, e udhëhequr nga Zinedine Zidane.

Sport

03/09/2014 15:08

Real Madrid ka transferuar mbrojtësin Guillermo Varela nga Manchester United, në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.

21-vjeçari ishte përforcimi i parë i David Moyesit si menaxher në Old Trafford, por nuk u paraqit me ekipin e parë pas transferimit nga Penarol dhe do të kalojë pjesën e mbetur të edicionit në huazim tek gjiganti spanjoll.

Por, Varela do të luajë për ekipin e dytë të Realit, ‘Castilla’, në Segunda Division, nën drejtimin e legjendës Zinedine Zidane. Ai bëhet futbollisti i dytë brenda javës që largohet nga United drejt Realit pas sulmuesit Javier Hernandez.

Varela luajti rregullisht për ekipin U-21 të Unitedit, në edicionin e shkuar.