ZYRTARE: Varane nënshkruan me klubin e njohur nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Raphael Varane është futbollist i rëndësishëm në formacionin e trajnerit Zinedine Zidane.

Sport

27/09/2017 15:10

Real Madrid dhe Raphael Varane kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontartës së futbollistit francez.

Varane ka konfirmuar të ardhmen e tij në klub deri më 30 qershor të vitit 2022, ka bërë të ditur skuadra kampione e Evropës me një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të klubit, përcjell “lajmi.net”.

Varane është futbollist i rëndësishëm në formacionin e trajnerit Zinedine Zidane.

Ai do të paraqitet para mediave në një konferencë në Santiago Bernabeu të enjten nga ora 14:00. /Lajmi.net/