ZYRTARE: Van Persie rikthehet në shtëpi, rikthehet të Feyenoordi

Robin van Persie do të rikthehet në shtëpi.

Sport

19/01/2018 18:41

Sulmuesi holandez, ka arritur marrëveshje me ish skuadrën e tij, Feyenoord, për t’u rikthyer në Holandë.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të kampionëve holandez.

Van Persie ka gjetur akordin me Fenerbahçen për shkëputjen e kontratës, ndërsa të hënën do të nënshkruajë me Feyenoordin.

Kujtojmë se pikërisht nga Feyenoord në vitin 2002, Van Persie është transferuar në Premierligë të Arsenali./Lajmi.net/