ZYRTARE: Van Persie në fund të sezonit pensionet nga futbolli

Robin Van Persie ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit.

Sport

25/10/2018 11:24

Njëri nga sulmuesit më cilësorë që ka pasur futbolli viteve të fundit, Robin Van Persie, ka vendosur të pensionohet.

35 vjeçari që aktualisht është pjesë e Feyenoordit në Holandë, pas përfundimit të këtij sezoni ka vendosur t’i jap fund aventurës si futbollist.

Van Persie gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e skuadrave si Arsenal e Manchester United, ku me këta të fundit ka fituar edhe titullin e Premierligës.

Ai po ashtu është golashënuesi më i mirë në histori të Holandës, me 50 gola të shënuara./Lajmi.net/