ZYRTARE: Valverde vazhdon kontratën me Barcelonën

Barcelona dhe trajneri Ernesto Valverde, kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për një vit.

Sport

15/02/2019 09:17

Skuadra e Barcelonës dhe trajneri i tyre Ernesto Valverde, kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës edhe për një sezon (2019/20), me mundësinë vazhdimin edhe për një vit tjetër.

Kontrata e spanjollit me kampionët e La Ligës përfundonte në fund të këtij sezoni, dhe kishte shumë zëra se një largim mund të ndodhë.

Por, Barcelona tashmë ka zyrtarizuar marrëveshjen me Valverden, duke ia besuar drejtimin e skuadrës edhe për një sezon tjetër.

Ceremonia e nënshkrimit të kontratës së re do të mbahet të premten (15 shkurt) nga ora 10:15 në ‘Camp Nou’./Lajmi.net/