Zyrtare: Valdifiori në Napoli

Mesfushori Mirko Valdifiori ka nënshkruar me Napolin duke u larguar nga rivali nga Serie A, Empoli.

Sport

20/06/2015 15:22

Tani është zyrtare: Mirlo Valdifiori është futbollist i ri i Napolit.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis.

“Mirë se vjen Valdifiori, përforcimi i parë në Napolin e ri”, shkroi ai në Twitter, ku publikoi një fotografi të momentit të nënshkrimit të kontratës.

Valdifiori ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në sezonin e fundit duke u ftuar edhe në Kombëtaren e Italisë.