ZYRTARE: Valdet Rama në Superligën e Kinës (FOTO)

Kosova ka aq shumë futbollistë sa për të dërguar edhe në Kinë.

Sport

08/07/2017 16:54

Është së fundi Valdet Rama, që ka zgjedhur që karrierën ta vazhdojë në elitën e futbollit kinez.

Sulmuesit nga Kosova në fund të stinorit i ka skaduar kontrata me Wurzberger Kickers, skuadër kjo që ra në ligën e tretë gjermane.

29 vjeçari nga Mitrovica ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën Yanbian FC.

Në të kaluarën Rama ka veshur fanellat e skuadrave si Hannover 96, Munich 1860, Orebro dhe Valladollid. Ai po ashtu ka edhe 15 ndeshje të zhvilluara me Kombëtaren Shqiptare./Lajmi.net/