Zyrtare: Valdes te United

Manchester United ka arritur marrëveshje për të transferuar ish-portierin e Barcelonës, Victor Valdesin i cili deri tani ka qenë pa skuadër.

Sport

07/01/2015 16:10

Manchester United ka arritur marrëveshje 18 mujore me ish-portierin e Barcelonës, Victor Valdes, i cili deri tani ishte pa klub.

Valdes ka stërvitur me skuadrën e Van Gaalit në dy muajt e fundit, ndërsa ai tani është rikuperuar plotësisht dhe ka nënshkruar kontratë me skuadrën angleze.

Valdes do të qëndrojë si portieri numër 2 i skuadrës së United, pasi Anders Lindegaard nuk e ka fituar besimin e plotë të trajnerit, Van Gaal.