Zyrtare: Valbuena në Dinamo Moskë

Mesfushori francez Mathieu Valbuena është larguar nga Olympique Marseille duke nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin rus, Dinamo Moska.

Sport

02/08/2014 22:34

Mathieu Valbuena është futbollist i ri i Dinamo Moskës.

Ylli francez është larguar nga Olympique Marseille duke iu bashkuar klubit rus në transferim që besohet se kapë shifrën prej 7 milionë eurosh.

Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare. 29-vjeçari ishte anëtar i Marseilles nga viti 2006 dhe kjo do të jetë hera e parë në karrierën e tij të deritashme që luan jashtë Francës.

Gjatë aventurës në Marseille ai bëri 227 paraqitje dhe realizoi 25 gola.

Valbuena së fundmi spekulohej me transferim në Premierligë te West Ham United dhe Queens Park Rangers por në fund u zyrtarizua kalimi i tij në Dinamo Moskë.