ZYRTARE: Urime Xhaka

Taulant Xhaka dhe Naser Aliji e kanë fituar titullin e Zvicrës me Baselin.

Sport

30/04/2016 21:57

Baseli e ka mposhtur Sionin 2:1, për ta siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit të Zvicrës.

Ky është viti i shtatë më radhë që skuadra te e cila aktivizohen Taulant Xhaka dhe Naser Aliji  shpallet kampione.

Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund, Baseli ka 76 pikë, 16 më shumë se Young Boys.