ZYRTARE: Ukrainë – Kosovë, befasi ku do të zhvillohet ndeshja (FOTO)

Ndeshja mes Ukrainës dhe Kosovës do të zhvillohet në Krakov të Polonisë.

Sport

23/09/2016 13:25

Ukrainë – Kosovë do të luhet në Krakov të Polonisë.

Kështu ka vendosur Federata e Futbollit e Ukrainës, e cila ka marrë edhe lejen e FIFA-s.

“Federata e Futbollit e Ukrainës ka marrë lejen nga FIFA për ta zhvilluar ndeshjen me Kosovën në vend neutral. Bazuar në vendimin e Federatës tonë, Ukraina do të presë Kosovën në Krakoëin e Polonisë”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Ukrainës, përcjell “Lajmi.net”.

Ky vendim nuk është aspak i mirë për Përfaqësuesen tonë, kur dihet se në Poloni ka shumë grupe tifozësh, që shumë herë kanë dalë kundër Kosovës dhe pro tifozëve serbë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.