Zyrtare: U përlesh me Bonuccin, Allegri befason të gjithë me vendimin

Massimiliano Allegri ka befasuar të gjithë me listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Portos.

Sport

21/02/2017 14:33

Përkundër konfrontimit me Leonardo Bonuccin dhe paralajmërimit të mediave italiane se Juventusi do ta dënojë mbrojtësin, Allegri e ka ftuar atë për ndeshjen me Porton.

Lajm i mirë për kampionin italian është rikthimi i dy mbrojtësve, Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli, përcjellë “lajmi.net”.

Dy mbrojtësit ishin në dyshim për ndeshjen, por që të dy kanë stërvitur rregullisht në Vinovo sot.

Juventus: Buffon, Neto, Audero, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Dani Alves, Rugani, Lichtsteiner, Pjanic, Khedira, Marchisio, Lemina, Asamoah, Sturaro, Rincon, Cuadrado, Higuain, Mandzukic, Pjaca, Dybala. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.