ZYRTARE: Tronditet Zlatan Ibrahimovic dhe Manchester United

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Anglisë, ka hapur proceduarat ndaj Zlatan Ibrahimovic dhe Tyrone Mings, për përplasjet që patën në ndeshjen e fundit në Premierligë.

Sport

06/03/2017 16:10

Manchester United dhe Bournemouth luajtën baras 1:1 në kuadër të xhiros së 27-të të Premierligës, në një ndeshje me shumë tensione, të shkaktuara nga këta dy futbollistë.

FA ka njoftuar se ka hapur procedurat disiplinore ndaj Ibrahimovicit dhe Mings, dhe të dy këta kanë kohë deri ditën e martë në ora 18:00 për t’u deklaruar rreth këtyre incidenteve.

Mediet në Angli shkruajnë se të dy këta lojtarë mund të dënohem me suspendim me nga dy ndeshje./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6