ZYRTARE: Transferim i papritur nga Arsenal te Valencia (FOTO)

Gabriel Paulista ka lënë Arsenalin për t’u transferuar në Spanjë te Valencia.

Sport

18/08/2017 18:22

Skuadra spanjolle në sajtin zyrtar të klubit, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Arsenalin, për transferimin e Gabriel Paulista.

26 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Valencian, dhe i është vendosur klauzola prej 80 milionë euro.

Gabriel pjesë e Arsenalit ishte që nga viti 2015, ku ishte transferuar nga Villarreal./Lajmi.net/