ZYRTARE: Trajneri njohur italian merr drejtimin e Valencias (FOTO)

Valencia ka njoftuar se ka angazhuar për trajner Cesare Prandellin.

Sport

01/10/2016 19:08

Italiani ka nënshkruar kontratë me Valencian deri më 30 qershor të vitit 2018.

Prandelli është 59 vjeçar dhe së fundi ka drejtuar Italinë dhe ekipin e Fiorentinës, përcjell Lajmi.net.

Qëllimi i Cesare Prandellit është këndellja e Valencias, që pas gjashtë xhirosh ka shënuar dy fitore dhe katër humbje.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.