ZYRTARE: Trajneri i Romës ‘dënon’ Nainggolanin

Radja Nainggolan nuk është ftuar për ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Atalantas.

Sport

05/01/2018 15:23

Radja Nainggolan e ka paguar shtrenjtë publikimin e videos duke tymosur cigare dhe konsumuar alkool për Vitin e Ri.

Trajneri i Romës, Eusebio di Francesco ka bërë të ditur se mesfushori belg nuk është ftuar për ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Atalantas.

“Nainggolan nuk është i ftuar, ai ka bërë një gabim të papranueshëm”, u shpreh Di Francesco në konferencë për media. /Lajmi.net/