ZYRTARE: Tottenham Hotspur vazhdon kontratën Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino ka vazhduar kontratën me Tottenham Hotspur.

Sport

24/05/2018 17:09

Skuadra angleze përmes një komunikate ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje të re me trajnerin Mauricio Pochettino.

Pochettino ka nënshkruar kontratë të re, që e mban në krye të bankinës së Tottenham Hotspur deri në vitin 2023.

Trajneri 46 vjeçar ka marrë drejtimin e Tottenham në vitin 2014, duke arritur suksese të mëdha me kualifikimin e skuadrës nga Londra në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/