ZYRTARE: Torres prezantohet te klubi i ri

Fernando Torres është prezantuar te klubi i ri.

Sport

10/07/2018 11:46

Dikur minierat e arit për futbollistët e famshëm në fund karriere ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Katari dhe Kina, por tashmë në një parajsë të vërtetë për lojtarët me eksperiencë po kthehet kampionati japonez.

Pas Lukas Podolskit dhe Andres Iniestas një tjetër kampion bote ka vendosur të bëhet Samurai. Fernando Torres është transferuar zyrtarisht në kampionatin japonez pasi ka firmosur për skuadrën e Sagan Tosu që me bomberin spanjoll synon t’i largohet fundit të klasifikimit në J League.

Më shumë sesa paratë është kultura japoneze ajo që bind futbollistët e mëdhenj të zgjedhin transferimin në këtë vend.

Pasi fitoi gjithçka në nivel klubesh dhe kombataresh, Fernando Torres la Atleticon e Madridit dhe tashmë në moshën 34-vjeçare do të provojë të lerë shenjë në kampionatin japonez. Sagan Tosu e ka prezantuar El Ninon me fanellën me numër 9, ndërsa Torres gjatë konferencës për shtyp është shprehur: “Sagan Tosu ishte një ndër klubet e para që shfaqen interes për mua, e vlerësoj shumë këmbënguljen dhe mënyrën si më bindën me projektin e tyre sportiv, kulturor dhe personal.”