ZYRTARE: Thierry Henry trajner i Monacos

Monaco ka zyrtarizuar Thierry Henryn si trajner të skuadrës.

Sport

13/10/2018 11:04

Tashmë është zyrtare. Thierry Henry është trajner i Monacos.

Skuadra nga Ligue 1 përmes një komunikate ka njoftuar se ka emëruar trajner ish sulmuesin e Kombëtares së Francës, Thierry Henry.

“AS Monaco njofton se ka emëruar trajner Thierry Henry. Ai ka nënshkruar kontratë për tri sezone”, thuhet në njoftim.

Thierry Henry punën në krye të Monacos do ta nis ditën e hënë.

Vlen të ceket se Henry së fundi ka qenë i angazhuar te Kombëtarja e Belgjikës si ndihmës-trajner i Robert Martinezit./Lajmi.net/