ZYRTARE: Sulmuesi i Leicesterit transferohet në Bundesligë (FOTO)

Leicester City e ka konfirmuar se sulmuesi kroat Andrej Kramaric është larguar nga skuadra.

Sport

25/05/2016 18:01

Andrej Kramaric është transferuar te skuadra e Hoffenheimit nga Leicesteri, transmeton Lajmi.net.

Sulmuesi kroat qëndroi i huazuar për pjesën e dytë të sezonit te ekipi gjerman, ndërsa tashmë ka nënshkruar kontratë permanente.

Ai ishte transferuar te “Dhelprat” në janar të vitit 2015, duke i zhvilluar 15 ndeshje.