ZYRTARE: Sulmuesi kosovar transferohet në Gençlerbirligi (FOTO)

Vedat Muriqi është futbollist i skuadrës së Gençlerbirligit.

Sport

30/05/2016 16:21

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është transferuar nga Giresunspori në Gençlerbirligi.

“Kemi arritur marrëveshje me klubin e Giresunsporit rreth Vedat Muriqit”, shkruan në njoftimin e klubit turk teksa shihen İlhan Cavcav, presidenti i Genclerbirligit dhe presidenti i Giresunsporit, Mustafa Temel Bozbag, transmeton Telegrafi.

Muriqi i ka sjellë 500 mijë euro ish ekipit të tij si dëmshpërblim, ndërsa Giresun gjithashtu do të merr edhe 10% të shumës së transferit, nëse ai kalon diku tjetër nga Gençlerbirligi.

Muriqi që ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit, para se të kalojë te Teuta e Durrësit dhe Bylisi në Kategorinë Superiore

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.