ZYRTARE: Suarez në Barcelonë

Barcelona e ka zyrtarizuar transferimin e Luis Suarezit. Sulmuesi uruguaian ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe i ka kushtuar gjigantit katalunas 72 milionë euro.

Sport

11/07/2014 14:40

Luis Suarez është lojtar i ri i Barcelonës. Sulmuesi uruguaian ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me gjigantin katalunas.

Lajmin e ka konfirmuar klubi spanjoll përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Barça ka shpenzuar për të 72 milionë euro, ndërsa ai do të ketë të drejt loje vetëm pas katër muajsh, kur t’i kalojë suspendimi nga FIFA.

Sezonin e kaluar, Suarez kishte realizuar 31 gola me Liverpoolin, duke e fituar “Këpucën e Artë” së bashku me Cristiano Ronaldon. Suarez u transferua në Camp Nou vetëm një ditë pasi Barcelona e shiti Alexis Sanchezin në Arsenal

Me Messin e Neymarin, Suarez pritet ta përbëjë një sulm ‘vrasës’.