Zyrtare: Suarez largohet nga Barcelona

Denis Suarez është larguar nga Barcelona duke u transferuar tek rivali nga La Liga, Villarreal.

Sport

29/08/2015 14:23

Barcelona ka konfirmuar largimin e mesfushorit Denis Suarez.

Ai është transferuar tek rivali nga La Liga, Villarreal, në formë të shitjes së plotë.

Por, klubi nga Camp Nou ka të drejtën e rikthimit të tij, në përfundim të sezonit 2016/17.

Në edicionin e kaluar, Suarez ishte i huazuar në Sevilla.