ZYRTARE: Spalleti trajner i Interit (FOTO)

Luciano Spalleti edhe zyrtarisht është trajner i Interit.

Sport

09/06/2017 16:13

Skuadra italiane ka konfirmuar si trajner Luciano Spalletin, i cili edicionin e kaluar ka drejtuar Romën.

Spalleti ka nënshkruar me Interin kontratë dy vjeçare.

“Inter janë të kënaqur t’iu njoftojnë se kanë angazhuar si trajner Luciano Spalletin”, nis njoftimi i skuadrës italiane.

“Trajner i ri ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, dhe do të prezantohet në qendrën stërvitore ‘Angleo Moratti’ të mërkurën e javës së ardhshme”./Lajmi.net/