ZYRTARE: Skuadra e Superligës mbetet pa trajner

Vazhdojnë largimet e trajnerëve nga skuadrat e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Sport

26/09/2018 18:04

Është skuadra e KEK-ut ajo që ka mbetur pa trajner.

Enis Nasufi është dorëhequr ditën e sotme nga pozita e kryetrajnerit derisa lajmin e ka kumtuar  për Insporti.com.

“Prej ditës së sotme nuk jam më trajner i KEK-ut. Nga klubi po largohem për shkak të problemeve financuare dhe mos plotësimit të kushteve nga ana e kryesisë së klubit. Një arsye tjetër janë edhe rezultatet”, ka thënë Enis Nasufi për Insporti.com.

KEK-u pas xhiros së gjashtë në IPKO Superligë ndodhet e fundit në tabelë pa asnjë pikë të tubuara.